Konfirmohen 5 raste me koronavirus në Gjirokastër

Konfirmohen 5 raste me koronavirus në Gjirokastër

23:14, 24/06/2020
A+ Aa A-

5 raste të reja me Covid-19  janë konfirmuar në qytetin e Gjirokastrës.

Bëhet e ditur se rastet në fjalë dyshohet se janë punonjës të institucioneve publike.

Kujtojmë se ditën e stome numri i viktimave me covid-19 në vendin tonë, nga fillimi i epidemisë, ka shkuar në 48.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik në një status në Facebook ka këshilluar qytetarët që të bëjnë kujdes e të zbatojnë masat për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Sipas ISHP, e vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej të paktën 1 metër nga njëri tjetri si dhe duke u kujdesur për higjienën personale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco