Dyndje e madhe në Infektiv/ 17 shtrime të reja veç sot, spitali drejt mbushjes

Dyndje e madhe në Infektiv/ 17 shtrime të reja veç sot, spitali drejt mbushjes

17:13, 24/06/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë raportoi për një numër sërish në rritje të personave të prekur me Covid-19, ku nga 347 testime kanë rezultuar pozitiv 67 raste.

Ndërkohë që vijon të ketë sërish shtrime të reja në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 82 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive.

Burime për Faxweb bëjnë të ditur se ditën e sotme në Infektiv, gjatë paradites ka pasur 17 shtrime të reja. Po sipas të njëjtave burime, kapacitetet në spitalin Infektiv janë drejt ezaurimit, ndërkohë që Ministria nuk jep detaje për specialistët që do të shërbejnë në strukturat e reja COVID-19, ndërsa në Shqipëri ka gjithsej 60 infeksionistë.

Sakaq Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Mamastirliu njoftoi dy ditë më parë se nëse rastet do të shtohen, do të rihapet spitali ‘Shefqet Ndroqi’ dhe Covid-4 në rrugën Tiranë-Durrës.

 ‘Kemi marrë gjatë këtyre 3 muaj të gjitha masat. Nëse do të kemi shtim të rasteve do të rihapet spitali ‘Shefqet Ndroqi’ dhe nëse sërish numri shtohet, do të hapim spitalin Coviod-4 në rrugën Tiranë-Durrës.

Komiteti Teknik i ekspertëve ka vendosur vijimin e transportit publik ndërqytetas dhe brenda qytetit por duke respektuar një plan të caktuar masash. Nuk do të ketë asnjë tolerancë nëse do të konstatohet moszbatimi i masave’, tha Manastirliu

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco