34-vjeçarja e mori koronavirusin në spital, gjysma e të vdekurve u infektuan në QSUT

34-vjeçarja e mori koronavirusin në spital, gjysma e të vdekurve u infektuan në QSUT

14:36, 24/06/2020
A+ Aa A-

Gruaja 34-vjeçare që ndërroi jetë sot në Infektiv, pasi ishte e prekur nga koronavirusi, ishte infektuar në ambientet e QSUT.

Lajmi është konfirmuar nga gazetari Erjon Skëndaj.

Në një lidhje live me News24, nga Infektivi, ai tha se viktima nga Quksi i Librazhdit, kishte COVID-19 të shkallës së tretë, ndërsa ishte e intubuar.

E reja ishte e shtruar para se të diagnostikohej dhe me COVID-19, në QSUT, ndërsa vuante nga disa sëmundje.

Mes të tjerash Skëndaj bëri edhe deklaratën e fortë, ndërsa shtoi se gjysma e vdekjeve nga COVID-19, kanë ndodhur tek pacientë të shtruar në QSUT.

‘Viktima kishte covid të gradës së tretë. Ishte e inubuar, në gjendje të rëndë. Vajza ka qenë e shtruar në spital kur është prekur nga COVID. Këto nuk janë burime zyrtare, por kërkojmë informacione zyrtare nga ministria.

Ne e kemi thënë në raste analoge që pacientë të tjerë janë prekur nga COIVD kur kanë qenë të shtruar në QSUT. kur bëhet abdetimi i informacioneve të Ministrisë, nuk thuhet se ata u prekën në spital. Apo nuk thuhet se sa mjekë në këto 7-8 ditë në QSUT janë infektuar.

Për fat të keq nuk kemi transparencë të paktën për këto ditë në spital. Të shtruar janë 72 persona, rreth 70 % e kapacitetit të Infektivit.

Në ish-kirurgjinë janë 100 shtretër ku do të trajtohen rastet e lehta me COVID-19. nëse kemi pasur 20 vdekje nga 1 maji, 10 prej këtyre vdekjeve, kanë ardhur pas infektimit të tyre në spitale. Pra gjysma e rasteve fatale, i përkasin të shtruarve në QSUT’, tha Skëndaj. /Balkanweb

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco