COVID-19/ Mjeku turk: Nuk ka mbërritur vala e dytë e koronavirusit, jemi vijim i së parës

COVID-19/ Mjeku turk: Nuk ka mbërritur vala e dytë e koronavirusit, jemi vijim i së parës

08:57, 24/06/2020
A+ Aa A-

Doktor Bilgin Sait, drejtues i repartit Covid në Spitalin Amerikan në Stamboll, në një intervistë për Abc-në e Mëngjesit”, është shprehur se shtimi i rasteve të reja në disa vende nuk është valë e dytë por është thjesht vijim i valës së parë.

Mjeku ka theksuar se është e rëndësishme që secili nga ne të bëjë durim dhe të kujdeset për të mbrojtur veten përmes tre rregullave kryesorë ndaj koronavirust.

“Nuk ka akoma në pyetje fluks të dytë, pasi në fluksin e dytë do të kemi një zerim të numrit të pacientëve dhe më pas del një pacient që sërish ndikon për përhapjen. Në akoma jemi në vijim i valës së parë, por në kuadër të karantinës ndikimi i virusit është i ndryshëm në vende të ndryshme. Akoma jemi në valën e parë. Hapja duhet të jetë graduale dhe me kujdes kjo është një maratonë dhe do të zgjasë akoma shumë. Maska, distancimi, dhe larja e duarve duhet të vijojnë, por duket se njerëzit tashmë janë lodhur dhe të gjithë janë bezdisur dhe duket se e kanë të vështirë që të nisin më tej.

Sait ndër të tjera ka thënë se ilaçi që është përdor në Kinë për kurimin e Covid 19, në fazën e parë është një ilaçi vjetër i përdorur në fillim në Japoni dhe në kinë.

“Favipiravir është me patentat japoneze prej viteve 80’, nuk është ilaç i ri dhe afër 12 shtete në një koalicion me Japoninë dhe Kinën u bënë bashkë siç ishte dhe Turqia e kemi përdorur si ilaç. Ky është një ilaç që përdoret në fazën e parë të sëmundjes, pasi ky është një ilaç antiviral. Ky është një ilaç që po testohet për të parë efektin e tij, por kemi hipoteza që duket se e zvogëlon ndikimin e virusit, por akoma jemi në pritje”, ka thënë ndër të tjera mjeku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco