Medikamenti që hollon gjakun ul rrezikun e komplikacioneve nga Covid-19

Medikamenti që hollon gjakun ul rrezikun e komplikacioneve nga Covid-19

08:12, 23/06/2020
A+ Aa A-

Një medikament që përdoret zakonisht për të parandaluar mpiksjen e gjakut ka ndihmuar në reduktimin e sulmeve në zemër e goditjet në tru tek pacientët me koronavirus. Një grup shkencëtarësh që kanë realizuar së fundmi një studim ia kanë dhënë medikamentin që mban emrin Xarelto, 4,900 pacientëve në New York.

Një grupi tjetër prej 4,900 personash, mjekët u dhanë një medikament zëvendësues dhe i nxorën nga spitali. Secili nga grupet u monitoruan për rreth 6 javë. Pacientët që morën Xarelto, i njohur në kryesisht si rivaroxaban, patën një rrezik të zvogëluar prej 28% për mpiksje gjaku në këmbë, e njohur si një trombozë të venave të thella.

Dhe rreziku për mpiksje të tjera të gjakut të njohura si tromboembolizëm venoz, sulme në zemër, goditje në tru ose lloje të tjera të vdekjes në zemër rezultoi 28% më i ulët se pacientët që shkuan në shtëpi me pilulën zëvendësuese.

Pacientët që morën pjesë në studim ishin rreth 68-vjeçarë dhe nuk patën probleme me hollimin e gjakut, një efekt i njohur anësor i medikamentit.

Rritja e rrezikut të mpiksjes së gjakut në të gjithë trupin është një simptomë e njohur e infeksionit të koronavirusit, dhe mjekët kanë provuar hollues të ndryshëm të gjakut tek pacientët për të parë nëse mund të ndihmojnë në mënyrë të sigurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco