A përbëjnë rrezik personat asimptomatikë? Ja si përgjigjet specialistja e ISHP

A përbëjnë rrezik personat asimptomatikë? Ja si përgjigjet specialistja e ISHP

16:43, 22/06/2020
A+ Aa A-

Në një lidhje me Skype për Syri TV, specialistja e ISHP, Eugena Tomini ka folur mbi situatën me Covid-19 në vendin tonë.

Sipas saj, 780 pacientë janë në kushte shtëpie, ndërsa shtoi se një pjesë e mirë e tyre janë asimptomatikë.

E pyetur mbi infektimet e shumta që po ndodhin brenda bluzave të bardha, Tomini u shpreh: "Nuk duhet harruar që në QSUT janë 50 shërbime. Ekspozimi është shumë më i madh se gjatë izolimit. Pavarësisht qëndrimit në linjë të parë, personeli edhe mund të infektohet".

A përbëjnë pacientët asimptomatikë rrezik për persona të tjerë?

"Vazhdojmë të theksojmë se pacientë asimptomatikë kanë peshë në transmetimin e infeksionit., Periudha e vetëizolimit është shumë e rëndësishme edhe për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit", tha Tomini.

Specialistja e ISHP apeloi edhe një herë te qytetarët që të respektojnë masat parandaluese, të mbajnë maska dhe të vetëizolohen në momentin që pikasin ndonjë prej shenjave të infektimit. 

Nga fillimi i epidemisë, 45 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19. Aktualisht në shërbimin infektiv janë të shtruar mbi 80 ndërsa janë mbi 790 raste aktive në të gjithë vendin. /A.R, Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco