Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

‘Nuk do këtë një valë të dytë Koronavirusi’, ja çfarë thotë virologu fitues i Çmimit Nobel

‘Nuk do këtë një valë të dytë Koronavirusi’, ja çfarë thotë virologu fitues i Çmimit Nobel

11:09, 22/06/2020
A+ Aa A-

Një nga temat kryesore të diskutimit rreth evolucionit të koronavirusit ka të bëjë me të ashtuquajturën “vala e dytë”.

Kjo është, mundësia që COVID-19, i cili në këtë moment duket se është në një fazë recesive, do të kthehet me forcë më të madhe dhe viralitet, brenda disa muajsh, mbase kur temperaturat e verës të jenë ulur paksa.

Megjithatë, virologu Bruce Beutler, fitues në vitin 2011 i Çmimit Nobel për Mjekësinë është shprehur se nuk do të ketë një valë të dytë të koronavirusit.

“Në shumicën e vendeve europiane dhe Shtetet e Bashkuara, duket se shkalla e rasteve të reja dhe shkalla e vdekshmërisë janë gradualisht duke u zvogëluar, edhe pse njerëzit i janë kanë filluar të dalin nga izolimi, i janë rikthyer aktiviteteve të prodhimit e tregtisë dhe po bashkëveprojnë më shumë me njëri tjetrin. Së bashku me bllokimet, ndryshimet në sjellje, të tilla si distanca sociale dhe përdorimi i maskave, duket se kanë pasur efekte mbrojtëse”, tha Virologu.

Sipas tij, edhe popullsia nuk është më aq e ndjeshme sa në fillim, po ai bën apel që të mos ulet vigjilenca. Edhe pse mund të duket sikur virusi është zhdukur, nuk është aspak kështu, sipas virologut.

E vetmja mënyrë për ta mposhtur përfundimisht, sipas Beutler është vaksina. Sipas fituesit të çmimit Nobel, një vaksinë kundër COVID-19 nuk do të jet në dispozicion para vitit 2021 “dhe deri atëherë duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos lirImageojmë masat e kontrollit”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco