Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

‘Virusi është i rrezikshëm’, Muhamed Ismaili tregon sfidën e tij me COVID-19

‘Virusi është i rrezikshëm’, Muhamed Ismaili tregon sfidën e tij me COVID-19

08:53, 22/06/2020
A+ Aa A-

Këshilltari i ministrit të Brendshëm në Maqedoninë e Veriut, Muhamed Ismaili ka qenë i infektuar me COVID-19.

Në një intervistë te “Abc-ja e Mëngjesit”, ka treguar sfidën e tij me koronavirusin.

Ismaili është shprehur se nuk e ka kuptuar sesi e ka marrë infeksionin pasi ai ka qenë gjithmonë i kujdesshëm.

Ndër të tjera ai bën thirrje që të gjithë duhet të jenë sa më të vëmendshëm, pasi Covid 19 është një virus i rrezikshëm dhe shumë i vështirë për tu kaluar. Ai thekson se ditët në spital kanë qenë një sfidë më vete për të.

“Temperaturë e lartë e ngjashme me një grip sezonal, por pasi kaluan 3 ditë bëra testin dhe rezultova pozitiv për katër ditë mora terapi në shtëpi, por për 10 ditë pastaj kam qëndruar në spital ku pesë të parat kanë qenë tmerr. Virusi është shumë i rrezikshëm, merrni ndezje në mushkri, i tërë trupi kockat dhe muskujt të dhëmbin. Unë them se 5 ditët e para në spital kam pas shumë të vështirë pasi kam qenë i shtrirë dhe me oksigjen artificial, nuk kam qenë në gjendje që të flas.  E gjithë familja është simptomatike, vetëm unë kam pas periudhën më të vështirë unë tashmë e kam kaluar dhe kam rezultuar negativë ndërsa familja akoma nuk i ka mbushur ditët e karantinës. Të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm për shkak të panjohurës me këtë virus”, është shprehur ai.

Gjithashtu Ismaili, në një bisedë me gazetarin Enkel Demi është shprehur se, ka dy javë që e ka kaluar periudhën e vështirë të sëmundjes, por sërish ndihet i lodhur nga e gjithë ajo që ka kaluar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco