Mjeku italian jep lajmin e mirë: COVID-19 mund të zhduket pa vaksinë, ja çfarë ka ndodhur

Mjeku italian jep lajmin e mirë: COVID-19 mund të zhduket pa vaksinë, ja çfarë ka ndodhur

08:26, 22/06/2020
A+ Aa A-

“Koronavirusi e ka humbur forcën e tij dhe është dobësuar ndjeshëm”, kështu është shprehur Matteo Bassetti, një mjek i njohur italian, i specializuar në sëmundjet infektive.

Bassetti shprehet i bindur kur thotë se virusi po e humbet forcën e tij dhe tashmë pacientët mund t’i bëjnë ballë, ndërsa para pak muajsh nga kjo sëmundje mund të humbnin jetën. Ai beson se nëse dobësimi i COVID-19 është duke ndodhur, atëherë nuk do të kemi nevojë për gjetjen e një vaksine.

“Përshtypja klinike që kam është se virusi po ndryshon ashpërsi. Në mars dhe në fillim të prillit modelet ishin krejtësisht të ndryshme. Njerëzit paraqiteshin në urgjencë me vështirësi të mëdha dhe kishin nevojë urgjente për ventilator.

Tashmë, në katër javët e fundit, panorama ka ndryshuar plotësisht. Ka një ngarkesë të ulët virale në traktin respirator, ndoshta për shkak të një mutacioni gjenetik në virus, i cili ende nuk është demonstruar shkencërisht”, u shpreh mjeku.

Më tej ai shtoi: “Ndoshta s’do të kemi nevojë për vaksinë, me këto ritme që po bie forca e virusit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

qytetar24/06/2020 19:47

Agresiviteti i këtij virusi të përhapur si pandemi në gjithë botën, si tregues kryesor ka numurin e viktimave për një milion banorë e jo numurin e të infektuarve. Në Europë çuditërisht numurin më të madh të viktimave e që nuk përmendet ky fakt, e ka deri tani Belgjika që ka gati 850 viktima për një milion banorë një shifër më e lartë se edhe Italia e Spanja. Kurse në dy kontinentet amerikane, numurat rekord të viktimave nga kovidi, në një milion banorë i kanë pesë shtete të SHBA që e kalojnë numurin 1000, ndonëse si shtet i përbashkët SHBA kanë një numur relativisht të ultë të viktimave për një milion banorë Ka mundësi që kjo diferencë e dukëshme midis numurit të viktimave në çdo vend, ka të bëjë me kriteret e përcaktimit të shkaqeve të mortatitetit. Në disa vende janë quajtur si viktima të kovidit cilido që ka pasur veç sëmundjeve të rënda e moshës së vjetër, edhe infektimin nga virusi që jo gjithmonë mund të konsiderohet shkaktar i drejtëpërdrejtë i vdjekjes. Kurse në disa vende të tjera , në mungesë të testimeve, nuk janë regjistruar si viktima të kovidit ata që kanë vdekur në shtëpi pa u testuar apo pa marë trajtim spitalor.. Shqipëria është një nga këto vende.

Deni22/06/2020 10:59

Nuk ka rene forca e virusit, ne fakt eshte forcuar sistemi imunitar, gje qe ndodh me ardhjen e beharit, ne vjeshte e ne dimer do dobesohet sistemi imunitar dhe pasojat do jene te keqija, (pseudo doktor)

Shto koment

Denonco