Baba i dy fëmijëve/ 56-vjeçari fiton luftën me Covid-19. Ja këshilla që jep

Baba i dy fëmijëve/ 56-vjeçari fiton luftën me Covid-19. Ja këshilla që jep

17:00, 21/06/2020
A+ Aa A-

Baba i dy fëmijëve, Steve White, më në fund është lejuar të shkojë në shtëpi pas një beteje të gjatë me Covid-19, prej 92 ditësh në spital.

56-vjeçari nga Anglia iu dha vetëm 1% shans për të mbijetuar, por fëmijët e tij iu lutën mjekëve që ta mbanin disa ditë të tjera në ventilator.

Por White i befasoi të gjithë me një shërim prej superheroi, raportoi Mirror.

Ai u shërua përfundimisht pas 92 ditësh luftë me sëmundjen vdekjeprurëse në Spitalin e Qarkut Hereford dhe u kthye në shtëpi të enjten.

"Dua t'u jap shpresë të sëmurë të tjerë me Covid-19 dhe familjeve e tyre. Asnjëherë mos hiqni dorë nga betejat", tha ai.

Ai u shtrua për herë të parë në spital në 19 mars, katër ditë pasi u sëmur.

Në kohën e shtrimit ai kaloi vetëm tetë ditë në spital.

Nga mesi i muajit prill, mjekët i dhanë familjes së tij lajmin marramendës se ai kishte vetëm disa orë jetë.

"Familja ime nuk hoqi kurrë dorë nga unë. Unë ia kam borxh jetën time atyre dhe stafit të pabesueshëm të mjekëve. I gjithë stafi i spitalit më quan një mrekulli dhe një hero, por ata janë heronjtë e vërtetë. Ishte ekspertiza dhe kujdesi i tyre që më mbajti gjallë", u shpreh ai.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco