1 i vdekur/ Rritet frikshëm numri i të shtruarve në infektiv

1 i vdekur/ Rritet frikshëm numri i të shtruarve në infektiv

10:45, 21/06/2020
A+ Aa A-

Me rritjen e pacientëve të infektuar me covid-19 është rritur frikshëm edhe numri i të shtruarve në spitalin Infektiv.  

Nga të dhënat e sotme bëhet fjalë për 78 qytetarë të cilët ndodhen të shtruar në spital ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.

Një qytetar nga Tirana ka humbur jetën gjatë ditës së djeshme.

Vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor si pasojë e Covid19.

Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 78 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar’, thuhet në deklaratën zyrtare të ministrisë së Shëndetësisë.

Pak orë më parë, ishte mjeku Pëllumb Pipero që deklaroi se brenda ditës së djeshme janë shtruar 20 qytetarë në spital, të cilët po marrin mjekimet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Antirilindas21/06/2020 10:50

Kush i ka verifikuar këto raste?

Shto koment

Denonco