Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Përplasja e ashpër e Ilir Metës dhe SPAK

Befason Pipero: Një i prekur asimptomatik me Covid 19 mund të vijojë normalisht jetën/ Me kushtin e vetëm...

Befason Pipero: Një i prekur asimptomatik me Covid 19 mund të vijojë normalisht jetën/ Me kushtin e vetëm...

18:41, 20/06/2020
A+ Aa A-

“Në spital, për mendimin tim, nuk janë respektuar protokollet parandaluese”.

Kështu shprehet mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero gjatë një interviste për "Kjo Javë" në News 24 teksa komentoi shifrat e larta të të prekurve me Koronavirus.

Duke u ndalur te asimptomatikët, Pipero bëri deklaratën befasuese, për të cilën tha se mund të mos gëzojë mbështetjen e të tjerëve, kur u shpreh se një i ri apo e re pozitiv me Covid 19 mund të vijojë normalisht aktivitetin por me kushtin që të mos heqë maskën.

“Për një person që është në moshë të re, rezulton pozitiv dhe nuk ka shenja klinike, me një maskë mund të vazhdojë jetën, mund të vazhdojë të punojë, me kusht që të mos heqë maskën nga goja dhe hunda. Nuk është e domosdoshme, për mua të izolohet.” u shpreh Pipero.

“Informacioni për mediat dhe publikun është shumë i rëndësishëm, që media në këtë situatë të mos i gjurmojë lajmit, por të kërkojë informacionin. Ndaj them se informacioni është shumë i rëndësishëm, por po të vini re në gjithë botën, ne kemi më shumë lajme se informacione, dhe lajmi rrjedh për shkak se ky virus ka shumë të panjohura. Dhe nëse një informacion nuk e kemi dhënë në kohën e duhur është se duam të jemi të saktë dhe nuk duam të gabojmë. Pra, për shkak të të qenit të sigurt, jo të censurimit. Unë jam një nga ata që nuk na është thënë kurrë mos dil. Përkundrazi na është thënë dilni jepni një mesazh”, shtoi më tej mjeku.

Referuar rastit të bërjes publik të emrave të vëllezërve Budina, të prekur nga Covid 19, mjeku infeksionsit Pëllumb Pipero, deklarohet se është kundër publikimit të tyre.

“Unë e kam shumë të vështirë të marr një informacion me emër në ISHP, ose e kam të pamundur sepse i gjithë informacioni ka një protokoll të caktuar të vendosur nga Ministria e Shëndetësisë", tha Pipero.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

QYTETARI dt 23 qershor 202023/06/2020 17:00

O shqiptar i nderuar për mbiemrin që mban. I lexoj me mjaft respekt opinionet që boton tek portali prestigjoz Syri. net. Por kur vjen rradha për doktor Pëllumb Piperon duhet ta "lash gojën mirë para se ta përbaltësh atë". Ai nuk u zgjodh pjesë e komitetit të ekspertëve rilindas për Pandeminë. Që këtu fillon gabimi tënd për punën dhe këshillat e tij shumë të vlefshme për Koronavirusin Në opinionin tonë Dok.Pëllumb Pipero asnjëherë nuk u bë pjesë e lojës së pistë të disa mjekëve të lidhur me politikën të zgjedhur në Komitetin e Eksperteve apo në Taks Forcën...

Shqiptari20/06/2020 22:09

I RANE PUPLAT EDHE PELLUMBIT TE RAMES!!! U RANE PUPLAT EDHE TE GJITHA SORRAVE TE MINISTRISE SE SHENDETESISE DHE KESHILLIT TE MBROJTJES NGA COVID-19!!! PO AJO ISH-KUNATA FICO KU KA HUMBUR? SPAK DUHET NISE URGJENTISHT HETIMET ASHTU SIC BERI PROKURORIA E ZIMBABVESE!!!

liu20/06/2020 20:08

Tashti me duket se po fol me mendjen e vet ky se deri tashti ka fol ca i ka thon edi rama.

Shto koment

Denonco