Covid-19/ Thuajse një në dy italianë nuk është i gatshëm të vaksinohet

Covid-19/ Thuajse një në dy italianë nuk është i gatshëm të vaksinohet

17:03, 20/06/2020
A+ Aa A-

Italianët janë të ndarë sa i përket vaksinës anti Covid-19. Këtë e tregon një studim i kryer nga EngageMinds HUB i Universitetit Katolik.

Sondazhi, i kryer në maj në një mostër prej një mijë personash, tregon se 41% e popullsisë, edhe nëse vaksinimi masiv konsiderohet nga ekspertët si arma e vërtetë kundër pandemisë, deklarohen "të gatshëm" për ta bërë atë. Ndërsa më pak dyshime kanë pensionistët dhe studentët, raporton TGCom.

Të dhënat - Në krahasim me të dhënat nacionale, prirja për tu mosvaksinuar është pak më i lartë në Italinë Qendrore (43%). Kryesojnë të rinjtë me 34% kundër 41% të totalit dhe të moshuarit (29%) janë më pak hezitues ndaj vaksinimit. Sidoqoftë, më të dyshuar janë personat midis 35 dhe 59 vjeç (48% ndaj 41% të totalit).

Aspekti psikologjik - Por ajo që bën ndryshimin duket se është "psikologjia". Nëse krahasojmë përqindjet e atyre që nuk janë të prirur të vaksinohen mes nëngrupeve të ndryshme të mostrës, vërejmë se ata që janë fatalistë në "menaxhimin" e shëndetit dhe besojnë se rreziku i infeksionit koronavirus është jashtë kontrollit të tyre është edhe më i më i madh se mundësia e vaksinimit (57% ndaj 41% të totalit).

Ata që janë më të “punësuar” ndihen së pari përgjegjës për parandalimin e infeksionit dhe janë më pozitivë dhe të prirur drejt administrimit të vaksinës.  /SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco