Covid-19/ Studimi në Itali: Ka qarkulluar përmes ujërave të zeza që në Dhjetor

Covid-19/ Studimi në Itali: Ka qarkulluar përmes ujërave të zeza që në Dhjetor

20:28, 19/06/2020
A+ Aa A-

“Koronavirusi  ka ekzistuar në sistemet e ujërave të zeza në Milano dhe Torino që në Dhjetor, 2 muaj përpara se rasti i parë me Covid-19 të regjistrohej në Itali".

Kështu pretendon një studim i ri i kryer në shtetin apenin.

Studimi është pjesë e një testimi rutinë mbi virologjinë mjedisore, i ndërmarrë që prej vitit 2007 nga Instituti Kombëtar i Shëndetit.

Në total, 40 prova janë analizuar nga tetori 2019 deri në shkurt 2020.

Testimet në spitale të rajonit bregdetar të Ligurias kanë treguar gjithashtu se virusi me shumë mundësi ka ekzistuar në fund të vitit të kaluar.

Rasti i parë i raportuar nga Italia është lidhur me një burrë që kërkoi trajtim në mes të muajit Shkurt, pavarësisht se disa njerëz që vinin nga jashtë janë diagnostikuar me sëmundjen më herët gjatë Dimrit. Studimi i ri i Institutit Kombëtar të Shëndetit mund të kontribuoi në zbulimin e fazës së parë të qarkullimit të virusit në Itali, sipas La Rosa.

Rezultatet janë në përputhje me testime të ngjashme të ndërmarra në ujërat e zeza në Barcelona dhe me provat klinike të pacientëve të shtruar në spital në Francë,  që treguan gjurmë biologjike që në Dhjetor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco