Pandemia mund të luftohet në mënyrë të lirë me këtë vitaminë

Pandemia mund të luftohet në mënyrë të lirë me këtë vitaminë

10:30, 19/06/2020
A+ Aa A-

Vitamina D mund të jetë një mënyrë e lirë dhe e sigurt për të luftuar pandeminë e koronavirusit, pretendojnë shkencëtarët.

Sipas gazetës Daily Mail, shkencëtarët belgë pretendojnë se marrja e suplementeve me vitaminë D mund të jetë një mënyrë jo e shtrenjtë për të kufizuar krizën globale të koronavirusit, që ka shkaktuar mbi 440 mijë viktima.

Skuadra e shkencëtarëve belgë zbuloi se rreziku për t’u shtruar në spital nga koronavirusi është 20 përqind më i lartë për meshkujt që kanë mungesë të kësaaj vitamine.

Të tjera studime kanë mbështetur këto pretendime. Një studim në Indonezi zbuloi se 99 përqind e pacientëve të shtruar në spital kishin mungesë të vitaminës D.

Të dhënat e shumta kanë bërë që edhe në Britani, shkencëtarët të rishqyrtojnë këtë çështje, duke e parë vitaminën D si një shpëtimtare.

Personat me lëkurë me ngjyrë duhet të kalojnë më shumë kohë në diell, për të marrë të njëjtën sasi vitamine sa njerëzit e bardhë.

Po ashtu edhe të moshuarit dhe personat vulnerabël janë në rrezik për shkak se trupi i tyre bëhet më pak eficent në prodhimin e vitaminës me kalimin e kohës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco