OBSH: Qindra miliona doza vaksinash do prodhohen këtë vit

OBSH: Qindra miliona doza vaksinash do prodhohen këtë vit

20:19, 18/06/2020
A+ Aa A-

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpreson se qindra miliona doza vaksinash do të mund të prodhohen këtë vit, kurse deri në fund të vitit 2021 do prodhohen mbi 2 miliard doza.

Kështu deklaroi kryeshkencëtarja e OBSH, Soumya Swaminathan të enjten.

OBSH po harton plane që të do të ndihmojnë për të vendosur se kush do i marrë dozat e para të vaksinës pasi ajo të miratohet.

Prioriteti do u jepet atyre që janë në frontin e parë si mjekët, por edhe atyre që janë vulnerabël për shkak të moshës dhe sëmundjeve të tjera. Në listën prioritare do jenë edhe ata që ndodhen në burgje dhe azile.

“Kam shpresa. Jam optimiste. Janë shumë vaksina në prodhim. Nëse dështon njëra, është tjetra,” tha ajo.

Për momentin dhjetë vaksina potenciale po testohen te njerëzit.

Vendet kanë nisur që tani të porosisin doza vaksine te kompanitë farmaceutike, edhe përpara se të provohet se janë të sigurta.

Kryeshkencëtarja e OBSH tha se të dhënat sugjerojnë se virusi nuk ka pësuar mutacion në atë mënyrë sa të ndryshojë kursin e sëmundjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco