Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Aplikimi i ‘plazmës hiperimune’ në Shqipëri/ Mjeku De Donno: Një armë që do e përdorja kundër COVID-19

Aplikimi i ‘plazmës hiperimune’ në Shqipëri/ Mjeku De Donno: Një armë që do e përdorja kundër COVID-19

19:50, 17/06/2020
A+ Aa A-

Gjatë intervistës në Syri.tv, mjeku italian Giuseppe De Donno i është përgjigjur pozitivisht pyetjes së gazetares nësë kjo metodë do mund të përdorej edhe në Shqipëri.

Sipas tij, metoda e plazmës hiperimune është një armë e forte që kemi në dorë dhe duhet patjetër ta përdorim kundër pandemisë së COVID-19.

‘Deri në momentin që nuk kemi një vaksinë, kjo është një armë që duhet përdorur’, ka thënë mjeku Giuseppe De Donno.

Në deklaratën e tij, mjeku Giuseppe De Donno thotë se kjo metodë po aplikohet edhe në SHBA.

Një tjetër pyetje për mjekun italian ishte në lidhje me një mutacion të mundshëm të virusit COVID-19, ku ai u përgjigj se duke pasur para një koronavirus është e mundur që të ketë edhe mutacione me një shpjetësi të caktuar, por sipas mjekut, terapia e plazmës e bën të mundur gjurmimin e virusit edhe nëse ai pëson mutacion.

Gjithashtu mjeku thotë se duke pasur shumë pak informacion rreth këtij virusi është shumë e rëndësishme që të jemi gati në rast të një shpërthimi të ri, pasi plazma mund të jetë një nga tre armët kryesore kundër COVID-19. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco