Terapia e plazmës/ Mjeku italian për SYRI TV: Metodë efikase!

Terapia e plazmës/ Mjeku italian për SYRI TV: Metodë efikase!

19:27, 17/06/2020
A+ Aa A-

Në një intervistë ekskluzive me moderatoren Armla Ferko në Syri.tv, mjeku italian Giuseppe De Donno ka folur për aplikimin e terapisë së plazmës Hiperimune, te pacientët e infektuar me COVID-19 në Itali.

Si fillim kjo metodë është aplikuar për herë të parë në spitalin Mantovia në Mantova dhe në zonën e Lombardisë, ku me qindra pacientë paraqiteshin në gjendje të rëndë.

Sipas mjekut italian, kjo metodë është bërë e mundur nga dhurimi i plazmës së pacientëve të shëruar, të cilët kanë dhuruar deri në 600 ml plazmë, ku sipas raporteve i bie që një dhurues, arrin të trajtojë deri në dy pacientë.

Kjo metodë është aplikuar në dy faza në spitalin e Mantovias, ku në secilën fazë janë trajtuar nga 50 pacientë. Deri tani janë me qindra personat e trajtuar me metodën e plazmës, duke u kthyer në një trashëgimi kombëtare.

I pyetur nga gazetarja Ferko për më shumë mbi efektet e kësaj metode te pacientët, mjeku italian është shprehur se deri tani është vënë re se pasi pacientët që janë trajtuar me plazmën Hiperimune, kanë sjellë negativizimin e tamponit të tyre, pra plazma arrin të mundë fazën virale të virusit.

‘Benefiti i dytë i kësaj praktike është ulja e vdekshmërisë së pacientëve me gati 10 për qind. Gjithashtu kjo metodë na ka ndihmuar në uljen e numrit të pacientëve të shtruar në spitale.Pra këto tre pika kryesore na kanë dhënë shtysë për të vazhduar më tej, pasi ne nuk kemi bërë përzgjedhje të pacientëve, si nga mosha apo për personat e tjerë që kanë këtë virus’, është shprehur mjeku Giuseppe De Donno.

Sipas dëshmive të pacientëve të trajtuar me këtë metodë, kjo sjell rezultate të shpejta në trupin e tyre, duke ulur temperaturën, dobësimin e ngarkesës virale, si dhe përmirësohet insuficenca respiratore.

Pra me pak fjalë kjo metodë redukton të gjitha simptomat që ky virus shfaq te pacienti I infektuar.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares mbi efektshmërinë e kësaj metode te personat në gjendje të rënduar nga virusi, mjeku sqaroi se deri tani, vetëm tre persona nuk kanë arritur të shpëtojnë në Pavia, nga 50 trajtimet e kryera.

Gjatë intervistës në Syri TV, mjeku italian Giuseppe De Donno i është përgjigjur pozitivisht pyetjes së gazetares nësë kjo metodë do mund të përdorej edhe në Shqipëri.

Sipas tij, metoda e plazmës hiperimune është një armë e fortë që kemi në dorë dhe duhet patjetër ta përdorim kundër pandemisë së COVID-19.

‘Deri në momentin që nuk kemi një vaksinë, kjo është një armë që duhet përdorur’, ka thënë mjeku Giuseppe De Donno.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco