Rihapja e transportit në rrezik nga shtimi i rasteve? Specialistja: Nëse zbatohen masat...

Rihapja e transportit në rrezik nga shtimi i rasteve? Specialistja: Nëse zbatohen masat...

19:47, 11/06/2020
A+ Aa A-

Në një intervistë për Abc News, drejtuesja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP Silva Bino ka folur për shtimin e rasteve të reja të koronavirusit, ndryshimet e këtij virusi dhe ri-infektimin.

Bino tha për gazetarin Endri Xhafo se nëse do të zbatohen masat korrekte, transporti publik nuk do të përbëjë rrezik.

“Asnjë vend në botë nuk ka ndaluar transportin publik. Është një element jetë, por kërkon të zbatohen masat korrekte”, u shpreh ajo.

Bino gjithashtu foli edhe për rastet e infeksionit në QSUT, për të cilat theksoi se nuk mund të konsiderohen burim infeksioni edhe pse pranoi se ka pasur një shpërthim të rasteve me covid-19.

Gjatë intervistës drejtuesja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP u shpreh se qytetarët duhet të ndërgjegjësohen dhe të respektojnë masat, pasi sipas saj virusi ende nuk e ka humbur forcën klinike.

“Distancimi fizik është një element shumë i rëndësishëm për të ulur rrezikun e infektimit”, sqaroi Bino.

Pjesë nga intervista:

A do të shkojmë përsëri në mbyllje?

Bino: Ky numër rastesh pavarësisht se është i lidhur me disa shpërthime duhet të kontrollohen, kjo është sfida jonë për këtë javë.

Lexo edhe: Një personel shëndetësor riinfektohet me koronavirus tre muaj pas shërimit

Aktualisht, për momentin, do ti rekomandonit qeverisë një frenim masash, në rast se do të kemi rritje eksponenciale?

Bino: Mbyllja është masë lehtësuese që të lejon të përgatitesh, të fitosh eksperiencë. Spitali gjatë mbylljes ka fituar eksperiencën e vet. Mbyllja dhe kufizimi të lejojnë ta shtrish në distancë dhe ta zbusësh kurbën.

Por ka edhe masa të tjera, si ndalimi i grumbullimeve, e disa aktiviteteve, me rëndësi është që çdo qytetar duhet të jetë i përgjegjshëm. Nuk duhet të futemi në supermarkete pa maska.

Kur Silva Bino si individ, do të rekomandojë mbylljen, sa duhet të shkojnë shifrat?

Bino: Kjo lidhet me shkallën e zbatimit të rregullave të tjera, nuk lidhet me shifrat.

A e ka humbur forcën klinike virusi?

Bino: Nuk e ka humbur, ne vërejmë raste me shenja, por edhe raste pa shenja që ne i kapim.

Më tej Bino tha se Instituti ka filluar një studim në lidhje me transmetueshmërinë e viruseve, por që ende po bëhen studime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco