Si e fshehu Kina lajmin se koronavirusi është vdekjeprurës

Si e fshehu Kina lajmin se koronavirusi është vdekjeprurës

10:29, 07/06/2020
A+ Aa A-

Të tjera prova hedhin dritë mbi përpjekjet e Kinës për të mbajtur të fshehur shpërthimin e pandemisë në fillimet e saj.

Të dhënat tregojnë se Kina censuroi raportimet që vinin nga Wuhan-i.

Gazeta Daily Mail ka zbuluar se të dhënat nga pacientët e sëmurë, të analizuar në të paktën pesë laboratorë, konfirmonin ekzistencën e një koronavirusi të ri përpara se Kina të deklaronte përpara autoriteteve botërore praninë e një sëmundje të re infektive.

Sipas shkencëtarëve, virusi ishte vdekjeprurës.

Gazeta shkruan se një skuadër shkencëtarësh kinezë zbuloi se virusi është thellësisht ngjitës, ndërsa ekipet e tjera përpunuan hartën gjenetike të virusit- një zhvillim jetik për testimet dhe vaksinat.

Por u deshën të paktën dhjetë ditë që Kina të pranonte ekzistencën e një koronavirusi të ri. Më pas kaluan tre javë derisa Pekini të konfirmonte se virusi përhapet mes njerëzve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

222222207/06/2020 14:26

Me nje fjale 1 muaj me vonese lajmeruan komunistet kineze per virusin. Kushedi sa jete njerezore do te ishin shpetuar! Pse kudo keta KOMUNISTET jane kaq te POSHTER????????????

Shto koment

Denonco