OBSH ndërron mendje: Maska në çdo vend publik, frenojmë përhapjen e Covid-19

OBSH ndërron mendje: Maska në çdo vend publik, frenojmë përhapjen e Covid-19

19:17, 06/06/2020
A+ Aa A-

OBSH ndryshon këshillën e saj për mbajtjen e maskave mbrojtëse kur thotë se ato duhet të mbahen në çdo vend publik, pasi kështu ndihmojnë në frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Institucioni global për shëndetësisë thotë se informacionet më të reja në rang global tregojnë se maskat parandalojnë përhapjen potenciale pasi ditët e fundit është shtuar numri i rasteve të reja.

“Në zonat aktive me COVID-19, OBSH këshillon mbajtjen e maskave mjekësore për këdo që punon në zonat klinike, jo vetëm për pacientët me Covid. Në zonat aktive për koronavirusin, ne këshillojmë që njerëzit mbi të 60-tat, apo ato me sëmundje të tjera të përdorin maskë mjekësore, në rastet kur ruajtja e distancës sociale nuk është e mundur.

Në këto kushte, OBSH këshillon edhe qeveritë që të nxisin mbajtjen e maskës në çdo vend publik, si në transportin publik, dyqane apo edhe ambiente të tjera të populluara”, deklaroi Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.

Disa shtete përqark botës e kanë të detyrueshme tashmë mbajtjen e maskës në ambientet publike, edhe pse ajo nuk duhet t’i japë njerëzve ndjenjë sigurie totale, edhe pse më herët OBSH kishte argumentuar bindshëm se njerëzit e shëndetshëm nuk kanë nevojë të mbajnë maskë por ajo do të ishte e domosdoshme për të infektuarit, për të parandaluar përhapjen edhe tek të tjerët.

Në rang global, janë mbi 6.9 milionë njerëz të infektuar me koronavirus ndërsa numri i viktimave po i afrohet 400 mijëve që prej shpërthimit të pandemisë në dhjetor 2019.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

liu06/06/2020 20:15

Hajde shkenc hajde. Tashti e dhit fare ja qitet bojen rrenes

Shto koment

Denonco