Një personel mjekësor riinfektohet 3 muaj pasi ishte shëruar

Një personel mjekësor riinfektohet 3 muaj pasi ishte shëruar

12:07, 06/06/2020
A+ Aa A-

Mes rasteve të reja të konfirmuara me koronavirus në 24 orët e fundit, ka rezultuar edhe një personel shëndetësor i riinfektuar.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar pikërisht riinfektimin, teksa ka dhënë sot detajet e situatës më të fundit të koronavirusit në vendin tonë.

‘Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi. Aktualisht kemi një personel shëndetësor të riinfektuar pas thuajse 3 muajsh, pra i infektuar për herë të dytë, si kontakt familjar. Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar’, njoftoi ministria.

Përballë kësaj situate, e për të shmangur mundësinë e infektimit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë thirrje për kujdes maksimal në respektimin e distancës fizike dhe ruajtjen e higjienës personale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco