Piku para izolimit/ A është kjo prova se virusi po dobësohet?

Piku para izolimit/ A është kjo prova se virusi po dobësohet?

19:49, 05/06/2020
A+ Aa A-

Në Britaninë e Madhe, një tjetër studim hodhi dyshime mbi masat e qeverisë për izolimin total të vendit pas shpërthimit të koronavirusit. Studimi tregon se shpërthimi ishte vendosur nën kontroll që përpara se të aplikohej izolimi.

Të dhënat e Universitetit të Bristolit sugjerojnë se piku kishte arritur disa ditë përpara se vendi të mbyllej.

Nga ana tjetër, ditët e fundit po raportohet se virusi e ka humbur fuqinë e tij. Një studim i dy universiteteve tregon se virusi po dobësohet, edhe pse po bëhet më ngjitës, raporton Daily Mail.

Të dhënat e fundit nga numri i rasteve në botë duket se e mbështesin këtë teori. Numri i rasteve në botë po rritet, por numri i vdekjeve është duke u ulur. Kështu, shtatë ditët e fundit, numri mesatar i rasteve ditore ka qenë 114 mijë. Por numri i vdekjeve për 1 milionë banorë ka rënë në 0.67 nga 1.35 në mes të prillit.

Shumica e rasteve të reja po regjistrohen në Brazil, Indi dhe Rusi.

Teoria se virusi po dobësohet u hodh fillimisht nga eksperti italian, dr. Albert Zangrillo. Teza e tij u mbështet edhe nga mjekë të tjerë në Itali dhe SHBA.

Pas zhvillimeve të tjera të bujshme në botë, edhe interesi mediatik për pandeminë ka rënë ndjeshëm.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco