Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ilaçi kundër koronavirusit vjen në fund të qershorit

Ilaçi kundër koronavirusit vjen në fund të qershorit

19:27, 03/06/2020
A+ Aa A-

Lajme të mira nga Amerika. Në fund të qershorit mund të mbërrijë ilaçi i parë në gjendje për të luftuar koronavirusin e ri.

Sipas gazetës, La Repubblica, ilaçi eksperimental LY-CoV555 po testohet te një grup pacientësh.

Të përfshirë në studim janë qendrat spitalore më të mira në SHBA.

Rezultatet priten së shpejti. Ilaçi teknikisht është një antitrup moniklonal, i projektuar për të bllokuar hyrjen e virusit në qelizat njerëzore.

Ai mund të përdoret për parandalimin, por edhe për kurimin e sëmundjes Covid-19.

Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi para dy ditësh se do ketë lajme shumë të mira në këtë fushë së shpejti.

Ndërkohë vazhdon puna për prodhimin e një vaksine efektive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco