'Koronavirusi nuk ekziston më, dikush po e tmerron vendin'

'Koronavirusi nuk ekziston më, dikush po e tmerron vendin'

10:24, 01/06/2020

“Koronavirusi i ri po humbet fuqinë dhe po ul efektet negative te njerëzit”. Kjo është deklarata më e fundit e një zyrtari të lartë italian, i cili konfirmon se në të vërtetë, virusi nuk ekziston më klinikisht në vendin fqinj.

Alberto Zangrillo, drejtori i spitalit San Raffaelle në Milano, tha gjatë një interviste në Rai se rastet e konfirmuara gjatë 10 ditëve të fundit me koronavirus nuk kanë asnjë ngjashmëri me egërsinë e paraqitur nga Sars Cov-2, 2 muaj më parë.

Duke i kërkuar bashkëkombësve të tij të vijojnë të kenë kujdes, ai u kërkoi atyre t’u rikthehen jetës normale pa panik.

“Më vjen për të qeshur. Sot është 31 maj dhe rreth një muaj më parë kemi dëgjuar epidemiologë ku flisnin për shpërthimin e një vale të re gjatë fundit të muajit dhe fillimin e qershorit. Në realitet, nga pikëpamja klinike, virusi praktikisht nuk ekziston më.”

Ai shtoi se ky studim është bërë nga virologu dhe drejtori i Institutit të Virologjisë, profesor Clementi, së bashku me Universitetin Emory të Atlantës, Profesor Silvestri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco