‘Një virus apokaliptik nga pulat mund të vrasë gjysmën e botës’

‘Një virus apokaliptik nga pulat mund të vrasë gjysmën e botës’

10:18, 30/05/2020
A+ Aa A-

Një virus apokaliptik nga fermat e pulave mund të jetë shumë herë më shkatërrimtar se koronavirusi i ri. Një shkencëtar ka paralajmëruar se ai mund të vrasë gjysmën e botës, shkruan The Sun.

Dr. Michael Gregor, pretendon se lidhja jonë e ngushtë me kafshët na bën shumë të ekspozuar ndaj epidemive nga më të rëndat.

Koronavirusi ka vrarë 364 mijë perosna deri tani, por autori i librit best-seller “Si të mos vdesim”, thotë se e keqja nuk ka ardhur akoma.

Sipas tij, sëmundjet që gjenden te pulat mund të sjellin shkatërrimin tonë.

Gjatë gripit të shpendëve në vitin 1997 në Hong Kong, qeveria vrau 1.3 milionë pula për të zhdukur virusin. Megjithatë virusi u shfaq sërish në vitin 2003 dhe 2009 jashtë Kinës.

Për shkak të kushteve ku mbahen pulat nëpër ferma, mundësia e përhapjes së sëmundjeve është shumë e lartë.

“Sa kohë të kemi pula, do ketë epidemi,” paralajmëron ai. Gripi i shpendëve ka një nivel vdekshmërie shumë të lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco