Edhe Kina e pranon: Koronavirusi nuk lindi te tregu i Wuhan-it

Edhe Kina e pranon: Koronavirusi nuk lindi te tregu i Wuhan-it

18:15, 29/05/2020
A+ Aa A-

Tregu i lagësht i Wuhan-it në Kinë nuk ishte shkaku i koronavirusit, por ‘viktimë’. Kështu thotë Qendra Kineze për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Sipas Daily Mail, ky institucion thotë se të dhënat gjenetike sugjerojnë se virusi e ka origjinën te lakuriqët kinezë, prej nga ka bërë kapërcimin te njeriu përmes një kafshe të ndërmjetme. Megjithatë, vendi ku ka ndodhur tranzicioni është i panjohur.

Autoritetet kinezë kanë thënë më herët se rastet e para të virusit janë regjistruar në këtë treg në Wuhan.

Por një studim i kafshëve që shiteshin aty, tregon se të gjithë mostrat e tyre kanë dalë negative, çka do të thotë se nuk kanë infektuar njerëzit. Ekziston mundësia që virusi është shpërndarë me shpejtësi në treg nga ndonjë njeri ‘super-transmetues’.

SHBA ka akuzuar Kinën se virusi ka rrjedhë nga një laborator në Wuhan. Ndërkohë ka shumë spekulime se virusi mund të ketë qarkulluar shumë më herët nga sa është bërë e ditur zyrtarisht nga Kina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco