Asnjë mutacion i koronavirusit nuk e bën atë më infektues

Asnjë mutacion i koronavirusit nuk e bën atë më infektues

10:50, 26/05/2020
A+ Aa A-

Asnjë nga mutacionet e koronavirusit të ri nuk e shton aftësinë e tij për t’u shpërndarë më mirë te njerëzit.

Kështu thuhet në një studim që ka marrë në shqyrtim 31 variacionet e virusit të ri.

Sipas Daily Mail, shkencëtarët zbuluan se asnjë variacion nuk ka rrezik më të madh transmetimi se të tjerët.

Studimi madje zbuloi se disa prej mutacioneve janë neutrale, kurse të tjerët janë më të butë.

Në studimin e University College London theksohet se disa prej mutacioneve janë shkaktuar nga sistemi ynë imunitar dhe jo nga aftësia e virusit për t’u përshtatur më mirë që të infektojnë më shumë.

Mutacionet e virusit janë shumë të rëndësishme pasi mund ta vështirësojnë punën për zbulimin e një vaksine.

Deri më tani, ky virus nuk pëson mutacione të shpejta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco