'Remdesivir', ilaçi që po jep shpresë/ Si ndikoi te personat e infektuar me COVID-19

'Remdesivir', ilaçi që po jep shpresë/ Si ndikoi te personat e infektuar me COVID-19

16:41, 24/05/2020
A+ Aa A-

Gati një muaj pasi shkencëtarët amerikanë pretenduan se një ilaç eksperimental kishte ndihmuar pacientët e sëmurë rëndë me Covid-19, tashmë është publikuar edhe studimi.

Ilaçi 'Remdesivir', u licencua shpejt nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për të trajtuar pacientët me Koronavirus, ndërsa spitalet nxituan të furnizoheshin me të.

Studimi i shumëpritur, i sponsorizuar nga Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID), u shfaq në faqen e internetit të New England Journal of Medicine, mbrëmjen e së premtes.

Ai konfirmon thelbin e pretendimeve të qeverisë: “Remdesivir shkurtoi kohën e rikuperimit nga 15 në 11 ditë në pacientët e shtruar në spital”.

Image

Studimi përcaktoi se rikuperimi mund të nënkuptojë largimin e tij nga spitali ose mundësinë e përfundimit të shërimit në shtëpi.

Pacientët vlerësoheshin çdo ditë, dhe ata që administruan vlerësimet nuk e dinin nëse një pacienti ishte administruar me “Remdesivir” ose me “Placebo”.

Një bord mbikëqyrës rishikoi të dhënat në interval specifik dhe kërkoi që studimi të ndalohej kur kishte prova të qarta se ilaçi ishte efektiv.

Mjekët kanë pyetur nëse ata duhet ti japin “Remdesivir” pacientëve që janë në gjendje të rëndë nga Koronavirusi apo për ata që nuk janë aq të sëmurë.

Andre Kalil nga Universiteti i Nebraska, një nga studiuesit kryesorë të studimit, vuri në dukje se jo vetëm që pacientët më të sëmurë shërohen mirë me remdesivir, por koha mesatare e rikuperimit është gjithashtu më e shpejtë.

Pavarësisht rezultateve pozitive, studiuesit paralajmërojnë se ilaçi nuk është ideal.

“Duke pasur parasysh vdekshmërinë e lartë përkundër përdorimit të remdesivirit, është e qartë se trajtimi me vetëm me një ilaç antiviral nuk ka të ngjarë të jetë i mjaftueshëm”, shprehen ata.

Aktualisht në botë rezultojnë të infektuar me Covid-19 5,436,954, 344,550 viktima dhe mbi 2,2 milionë të shëruar. Shteti më i prekur është SHBA me rreth 100 mijë viktima dhe mbi 1,6 milion të prekur. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco