Edhe 9 raste të reja me koronavirus

Edhe 9 raste të reja me koronavirus

11:07, 24/05/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë raportoi se 9 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në 24 orët e fundit.

Pas rasteve të reja, bilanci në vend i të infektuarve është 998 persona.

Pasditen e djeshme një 64 vjeçare ndërroi jetën në Spitalin Infektiv nga koronavirusi, duke e çuar në 32 numrin e viktimave.

E moshuara vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe është humbja e parë e jetës nga Covid-19 pas më shumë se 3 javësh.

Deklarata e plotë e Ministrisë së Shëndetësisë

Pas më shumë se 3 javësh pa humbje jete nga COVID19, gjatë mbrëmjes së kaluar ka ndërruar jetë një 64-vjeçare nga Tirana, e cila vuante nga limfoma e trurit. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, fatkeqësisht 64-vjeçarja nuk ja doli të mbijetojë.

Që nga fillimi i epidemisë, 32 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19.

Pavarësisht se ka pasur pacientë që kanë lënë spitalin infektiv të shëruar, aktualisht po trajtohen 15 pacientë, ndërsa 4 prej tyre janë në terapi intensive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 146 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe janë konfirmuar pozitivë 9 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 5 raste në Tiranë, 3 në Durrës dhe 1 në Shkodër. Të shëruar janë 6 qytetarë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 998 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja të COVID19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (24 Maj 2020)

Testime totale-14605

Testime molekulare-13279

Testime aerologjike-1326

Raste pozitive-998

Raste të shëruara-789

Raste Aktive-177

Humbje jete -32 (Qarku Tiranë 19, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë            60

Durrës           53

Krujë              27

Shkodër         11

Berat              10

Kamëz            9

Fier                 4

Elbasan          1

Mirditë            1

Korçë              1

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco