Dëmton placentën/ Koronavirusi rrezikon edhe bebet në bark

Dëmton placentën/ Koronavirusi rrezikon edhe bebet në bark

14:23, 23/05/2020
A+ Aa A-

Koronavirusi i ri mund të dëmtojë placentat e grave shtatzëna, duke ndërprerë furnizimin me gjak të foshnjeve të palindura.

Në këtë përfundim ka arritur një studim, shkruan gazeta Daily Mail.

Shkencëtarët kanë gjetur dëme të dukshme në placentat e të gjitha 15 nënave që u përfshinë në studim.

Në organin jetik, që ofron oksigjen dhe lëndë ushqyese për fetusin, u gjetën plagë dhe mpiksje gjaku.

Edhe pse asnjë prej fëmijëve në studim nuk pati probleme shëndetësore, studiuesit thonë se të dhënat janë shqetësuese.

Studimi thekson se gratë shtatzënë duhet të monitorohen me kujdes gjatë pandemisë.

Studimi u krye nga një universitet në Ilinois, SHBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco