COVID-19/ Testimi, 40 000 punonjësve shëndetësorë u injektohet ilaçi kundër malarjes

COVID-19/ Testimi, 40 000 punonjësve shëndetësorë u injektohet ilaçi kundër malarjes

14:33, 21/05/2020

Në Brajton dhe Oksford, në Britaninë e Madhe ka nisur një testim për të zbuluar nëse dy ilaçe kundër malaries mund të parandalojnë koronavirusin.

Ilaçet Chloroquine dhe hydroxychloroquine do t’iu injektohen më shumë se 40,000 punonjësve shëndetësorë nga Europa, Afrika, Azia dhe Amerika Jugore.

Të gjithë pjesëmarrësit në testim kanë qenë në kontakt me pacientët e prekur nga sëmundja Covid-19.

 “Nuk e dimë nëse chloroquine apo hydroxychloroquine janë të dobishme apo të dëmshme kundër Covid-19”, i tha profesori Nicholas White, një prej udhëheqësve të studimit, duke shtuar se “testim i kontrolluar si ky, kur asnjëri prej pjesëmarrësve dhe hulumtuesve nuk e di se kujt i janë dhënë ilaçet, është mënyra më e mirë për ta kuptuar efektin e dy ilaçeve anti malarje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco