Tjetër kompani amerikane konfirmon rezultate pozitive për vaksinën kundër COVID-19

Tjetër kompani amerikane konfirmon rezultate pozitive për vaksinën kundër COVID-19

18:25, 20/05/2020

Kompania amerikane e imunoterapisë Inovio tha të mërkurën se vaksina e saj eksperimentale për të parandaluar infeksionin me COVID-19 rezulton se prodhon antitrupa mbrojtëse dhe se nxit reagimin e sistemit imunitar tek kafshët.

Inovio, e cila filloi gjithashtu testimin e vaksinës tek njerëzit në muajin prill, tha se rezultatet paraprake të këtyre testeve priten në qershor, raporton VOA.

Aktualisht për COVID-19n nuk ekzistojnë trajtime ose vaksina të miratuara. Ekspertët parashikojnë që një vaksinë e sigurt dhe efektive mund të kërkojë 12 deri në 18 muaj për t'u krijuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco