Koronavirusi/ Sa herë duhet të lani duart në ditë

Koronavirusi/ Sa herë duhet të lani duart në ditë

10:33, 20/05/2020

BBC

Sa herë në ditë duhet të lani duart sot? Një studim nga shkencëtarët britanikë sugjeron se duhet ta bëni këtë gjë të paktën gjashtë herë në ditë.

Studimi mori në shqyrtim të dhënat nga viruset që ngjasojnë me koronavirusin e ri në vitet 2006-2009.

Shkencëtarët zbuluan se 1663 pjesëmarrësit në studim kishin shumë më pak gjasa që të infektoheshin në rast se i lanin duart gjashtë herë në ditë.

Larja e duarve më shumë se 10 herë në ditë megjithatë nuk duket se e ul më tej rrezikun e infeksionit.

Koronaviruset janë një familje virusesh që shkakton kryesisht sëmundje të buta siç është ftohja e zakonshme. Të gjithë viruset, përfshi edhe atë që shkakton Covid-19, mund të vriten me ujë dhe sapun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco