Lajm i mirë/ Vaksina kundër COVID-19 po funksionon në SHBA!

Lajm i mirë/ Vaksina kundër COVID-19 po funksionon në SHBA!

17:37, 18/05/2020

Ditën e sotme, kompania amerikane e bioteknologjisë Moderna deklaroi se rezultati i fazës së parë për prodhimin e vaksinës kundër COVID-19 ka rezultuar me sukses.

Personat mbi të cilët u kryen testimet, prodhuan disa antitrupa të ngjashëm me ato pacientë të cilët janë shëruar plotësisht.

Kompania Modern Society deklaroi se sasia e antitrupave të prodhuar tek personat e testuar ishte më i lartë se sasia e antitrupave tek personat plotësisht të shëruar nga virusi.

Ndërkohë nga testet e para të kryera, fatmirësisht nuk ka pasur dhe efekte anësore tek pacientët.

Moderna në bashkëpunim me Institutin kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive me në krye epidemiologun amerikan Anthony Fauci shpresojnë të fillojnë fazën e dytë të testimeve në 3 korrik.

Testi i parë është një imunizim i bazuar në acidin ribonukleik që synon të stabilizojë një proteinë, të quajtur spike, e cila është gjetur brenda COVID-19.

Përveç kësaj kompanie, edhe shumë qendra të tjera studimore dhe shkencore po përpiqen për të gjetur një vaksinë kundër virusit.

Janë të paktën 70 grupe në të gjithë globin që kanë marrë përsipër krijimin e antivirusit, sipas gazetës Nature.

Shumë prej tyre shpresojnë që ta prodhojnë atë të paktën deri në fund të verës dhe të jetë e gatshme për tu shpërndarë në të gjithë globin në muajin shtator.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco