Rreziku për përhapjen e virusit në shkolla është jashtëzakonisht i ulët

Rreziku për përhapjen e virusit në shkolla është jashtëzakonisht i ulët

12:05, 18/05/2020

Disa nxënës në shkollat shqiptare i janë rikthyer sot mësimit, mes frikës nga koronavirusi i ri. Ndërkohë vende të ndryshme evropiane kanë nisur prej disa ditësh mësimin.

Frika vazhdon të jetë e pranishme, pasi në Francë një shkollë u mbyll për shkak se fëmijët u prekën nga virusi.

Por një studim i ri sugjeron se koronavirusi nuk përhapet gjerësisht në shkolla.

Daily Mail shkruan se studimi ka shqyrtuar 18 nxënës dhe mësues të prekur nga koronavirusi në 15 shkolla. Edhe pse ishin në kontakt me 863 persona në shkolla, vetëm dy prej tyre e morën virusin.

Kjo sugjeron se virusi nuk përhapet shumë në shkolla dhe konfirmon studimet e mëparshme se fëmijët nuk janë shpërndarës të sëmundjes.

Në një rast në Francë, një djalë me koronavirus ishte në kontakt me mbi 170 persona në tre shkolla, por nuk infektoi asnjë.

Gazeta britanike shkruan se studimi po merret në konsideratë nga qeveria në prag të rihapjes së shkollave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco