Njerëzit me mungesë të vitaminës D rrezikohen nga Covid-19

Njerëzit me mungesë të vitaminës D rrezikohen nga Covid-19

16:47, 01/05/2020
A+ Aa A-

Një studim paraprak ka zbuluar të dhëna që tregojnë se nivelet e ulëta të vitaminës D e bëjnë një invidid më të rrezikuar nga Covid-19.

Studimi bëri një krahasim mes niveleve të vitaminës D në 20 vende evropiane dhe nivelit të infeksioneve dhe vdekshmërisë nga koronavirusi i ri.

Sipas Daily Mail, studiuesit e Universitetit ‘East Anglia’ zbuluan se ka një lidhje bindëse mes vendeve me nivele të ulëta të vitaminës D dhe numrit të lartë të infeksioneve dhe vdekshmërisë nga Covid-19.

Studimi akoma nuk është rishikuar.

Edhe më herët është sugjeruar se vitamina D luan një rol të rëndësishëm në përmirësimin e sistemit imunitar.

Shumë shkencëtarë thonë se njerëzit duhet të marrin rreze dielli dhe ajër të pastër që të jenë në gjendje të luftojnë më mirë koronavirusin e ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco