Studimi/ Niveli i ulët i vitaminës D, rrit shanset e infektimit dhe vdekjes nga COVID-19

Studimi/ Niveli i ulët i vitaminës D, rrit shanset e infektimit dhe vdekjes nga COVID-19

16:24, 01/05/2020
A+ Aa A-

Një studim paraprak ka gjetur prova që sugjerojnë se nivele të ulëta të vitaminës D mund ta bëjnë më të predispozuar që një individ të vdesë pas kontraktimit të koronavirusit.

Studimi krahasoi nivelet mesatare të vitaminës D në 20 vende evropiane me shkallën e infeksionit COVID-19 dhe vdekshmërinë, raporton Dailymail.

Ajo zbuloi një korrelacion bindës ku vendet me nivele të ulëta të vitaminës D ishin gjithashtu vendet me vdekshmëri më të lartë dhe nivele më të larta të infeksionit COVID-19.

Studimi nuk është shqyrtuar akoma nga shkencëtarët e tjerë dhe nuk është në gjendje të provojë se vitamina D është arsyeja që qëndron në këtë lidhje.

Sidoqoftë, shkencëtarët nga Fondacioni Spitalor Queen Elizabeth Foundation dhe Universiteti i Anglisë Lindore shkruajnë në studimin e tyre: 'Ne besojmë se mund të këshillojmë për marjen e vitaminës D për tu mbrojtur kundër infeksionit SARS-CoV2.'

Studimi përdori të dhëna para-ekzistuese për nivelet e vitaminës D, përfshirë një studim gjithëpërfshirës në 2019 të udhëhequr nga Paul Lips, Profesor Emeritus i mjekësisë në Vrije Universiteit Amsterdam.

Ky studim i mëparshëm mblodhi të dhëna gjithëpërfshirëse mbi nivelin e vitaminës D të popullsive në të gjithë Evropën dhe Lindjen e Mesme.

Studimi i fundit mori bazën e të dhënave ekzistuese të niveleve të vitaminës D dhe gjeti nivele shqetësuese të ulëta të vitaminës te të moshuarit, duke qënë dhe më të rrezikuarit nga vdekja pas kontraktimit të koronavirusit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco