Alarmi/ Pacientët e vegjël po shfaqin një sindromë të rrallë

Alarmi/ Pacientët e vegjël po shfaqin një sindromë të rrallë

13:46, 27/04/2020
A+ Aa A-

Nga Michelle Roberts, BBC

Mjekët në Britaninë e Madhe kanë ngritur alarmin duke paralajmëruar që të bëhet kujdes nga një reaksion i rrallë, por i rrezikshëm te fëmijët e prekur nga koronavirusi.

Në alarmin e mjekëve thuhet se gjatë javëve të fundit, departamentet e kujdesit intensiv në Londër dhe pjesë të tjera të Britanisë kanë trajtuar fëmijë me një ‘gjendje inflamatore multi-sistem’, që duket e ngjashme me sindromën e shokut toksik apo sepsis.

Këta pacientë të rinj të moshave të ndryshme kanë pasur simptoma gastrointestinale- dhimbje barku, të vjella ose diarre- dhe inflamacion të zemrës, si dhe rezultate anormale në testin e gjakut.

Përmes këtij paralajmërimi, mjekët janë këshilluar që raste të tila janë urgjente dhe duhen trajtuar si të tilla.

Është e paqartë se sa fëmijë janë diagnostikuar me sëmundjen, megjithëse numri do të jetë i ulët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco