Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Dielli, ajri dhe temperaturat e larta përballë Covid-19

Dielli, ajri dhe temperaturat e larta përballë Covid-19

12:51, 27/04/2020
A+ Aa A-

Nga Dr Henrik Zotaj/

Teksa e gjithë bota po përballet me një situatë të pazakontë të krijuar nga përhapja masive e koronavirusit, shume pyetje akoma nuk kanë marrë një përgjigje perfundimtare.!

Ç'fare sjellje ka ky virus në popullatë?
Sa shtame janë në qarkullim dhe a janë njesoj virulente në popullata të ndryshme?
Pse në disa persona me moshë relativisht te re dhe propabilisht të shendetëshëm ky virus ka rëndesë më lartë ose shumë të lartë?
Ka të bëjë kjo me ngarkesën virale /në njesinë e kohës,(Viral Load) apo faktore te tjere gjenetike?
Do të ketë, SARS-Cov2 ngjashmeri me koronaviruset e tjera, me SARS 2003, MERS, gripin sezonal apo, do te ketë sjellje krejt tjetër? Mortaliteti në disa pac. ka ndodhur nga Covid-19, apo me Covid-19.!?
A do te zhduket Covid-19, me ngrohjen e motit, rritjen e temperaturave te ajrit dhe lageshtires, apo do jetë po aq virulent dhe kur moti të ngrohet?

Rreth studimeve në lidhje me temperaturat e ajrit ne rritje, ekspertet e shendetit dhe virologet jane ndare ne dy grupe!
Anëtarët e Akademisë Kombëtare të Shkencave ne USA thanë se të dhënat për koronavirusin janë të përziera dhe vihet re se virusi përhapet aq lehtë në mot të ngrohtë sa edhe në mot te ftohte!

Por pjesa me e madhe e eksperteve mendojne ndryshe!

Nga studimet e eksperteve u vu re se, virusi po përhapet më ngadalë në vendet me klimë më të ngrohtë. Rritja e temperaturave të ajrit dhe te lageshtires kanë treguar se e prishin transmetimin e disa viruseve, studiuesit thone se, me rritjen e temperaturave te ajrit edhe virulenca e Covid-19, do bjere dhe "zinxhiri" virusal i tij do dobesohet, ashtu sikurse imuniteti i njerezve do te te forcohet, kjo fale edhe rrezeve te Diellit dhe vitamines D.
Drita ultraviolet dhe ngrohtësia kanë treguar që prishin transmetimin e disa viruseve, por sipas eksperteve kineze Rrezet UV, prishin transmetimin edhe te sarscov2 deri ne inaktivizim te tij!

A do te kete ngjashmeri Covid-19 me viruset e tjera te rrugeve te siperme respiratore.?

Viruset që shkaktojnë grip dhe ftohje te zakonshme por, dhe grupi i koronaviruseve qe prek cdo vit jo me pak se 15% te popullates, periudhen me te larte te virulences se tyre dhe përhapjen më te shpejt në mesin e njerëzve e kane në dimër keshtu ndodhi dhe me Covid-19!
Kjo ndodh, per shkak te ajrit pjeserisht të thatë,
per shkak te sistemit tone imunitar me te dobet
per shkak te qendrimit me te gjate ne ambiente te mbyllura!
Disa viruse të rrugëve të sipërme respiratore dhe virusi i gripit, përhapen më lehtësisht në temperatura të ftohta, viruset kanë stabilitet të lartë kur temperaturat janë të ulëta!
Lagështia e ajrit luan gjithashtu rol në transmetimin e viruseve të aparatit të frymëmarrjes, ne ditet e ftohta dhe te thata virusi qendron me gjate ne ajer dhe mundesia e kontaminimit eshte me e larte, ndersa ne ditet me mot te ngrohte dhe te lagesht virusi qendron shume pak ose aspak ne ajer dhe mundesia e kontaminimit eshte shume me ulet.
Po keshtu ai qendron per nje kohe me te gjate ne siperfaqe, ne mot te ftohte dhe te thate dhe qendron pak ose aspak ne mot te ngrohte dhe te lagesht.
Temperaturat e uleta te ajrit te perthithura, gjate kohes se inkubimit te virusit, vonojne pergjigjen tone imunitare ndaj viruseve, e kunderta ndodh me rritjen e temperaturave te ajrit, lageshtires dhe rrezatimit (dobishem) diellor te cilat ndikojne jo pak ne rritjen e imuitetit tone.
Sipas shkencëtarëve anglezë, rrezet e diellit armatosin sistemin tonë imun kundër baktereve dhe viruseve!

Rrezatimi Diellor dhe klima e ngrohte!

1.Prof. Peter Openshaë, ne Imperial College Londer, thote se, njerezit duhet te marrin patjeter rreze dielli, pasi ato demtojne materialin gjenetik te patogjenit vdekjeprures!

2.Prof. Guido Silvestri nga studimet e tij sjell si shembull, dy vende; Australine dhe Kanadane.
Thuajse me te njejtin sistem spitalor dhe sanitar, dhe perafersisht me te njejtin ritem testimi!
Me 9 dhe 10 mars,
Australia kishte 107 persona me covid-19
Kanadaja kishte 98 persona me Covid-19
Nderkohe ne mesin e muajit prill,
Australia me klime me te ngrohte e te lagesht kishte pergjate nje muaji, 6500 persona te prekur, dhe me 63 vdekje.
Kanadaja me klime te ftohte e te thate kishte rreth 28.500 persona te prekur, dhe me 1010 vdekje!

3.Andreë Marshall, një virolog molekular në Universitetin Loyola Maryland, tha që është e mundur që rrezet e diellit në rritje mund të shkatërrojnë virusin COVID-19.
Koronavirusi është një "virus i mbështjellur nga nje shtrese yndyrore" i cili është shume i ndjeshëm ndaj temperaturave te larta ndaj,, rrezet UV, dhe ngrohtësia do ta inaktivizoje ate, pergjate muajve me diell!
Marshall mendonte, se koronavirusi është i ngjashëm në strukturë me virusin SARS të 2003, përhapja e SARS atë vit filloi në muajin mars në Azi, por numri ra, pasi temperaturat rriteshin, SARS u ndal në SHBA deri në maj dhe në Azi deri në korrik..
Rrezet UV ose shkaktojnë mutacion ose modifikojnë ADN-në ose ARN-në e këtyre viruseve, (ne rastin e Covit -19, ARN) gjë që çon në paqëndrueshmëri deri ne "vdekje të virusit” .

4.Sistemi imunitar i njeriut është në gjendje të luftojë koronavirusin, hulumtimi i botuar në revistën “Natyre Medicine” nga shkencaret Australiane, shpjegon se njerëzit shërohen nga kronavirusi i ri njesoj sikurse dhe gripi sezonal.
Fakti që qelizat imune shfaqen ndaj këtij virusi, është një ndihmë e madhe ne lidhje me luften ndaj Covid-19!

Shprese ne rritje mbi Covid-19!

Me keto te dhena, ne nuk po themi se me rritjen e temperaturave te ajrit dhe te lageshtires ne pranine e vazhdueshme te rrezeve te diellit, virusi papritmas do të largohet dhe gjithçka do të jetë mirë!
Ne thjesht po bejme nje ekspoze, që ekziston një varësi qe lidh Covit-19 me temperaturën, lagështiren, dhe rrezetimin diellor ne rritje, nga njera ane dhe nga ana tjeter, kjo nuk ka te beje me temperaturat e larta 60 apo 70 grade, kjo ka te beje me uljen e virulences se virusit, dobesimi e "zinxhirit" virusal nen ndikimin e rrezeve UV dhe paralelisht me te, rritjen e imunitetit tone, nen ndikimin e Rrezatimit diellor(te dobishem) dhe vitamines D.!

Ndryshimi i strategjise dhe dalja nga Izolimi.

Shpresa është, që në vere do te kemi nje tjeter realitet, te tjere grafike nga specialistet e fushes.
Nëse shkon mirë, virusi i ri korona i njohur edhe me emrin SARS-CoV-2, do të ketë të njëjtin fat si edhe virusi i gripit.
Vera me temperaturat në rritje dhe rrezet UV, mund ta cojne drejt zbehjes totale, Covid-19.
Fuqia e Covid-19, do zbehej po ashtu si edhe vala e gripit që çdo vit merr fund me mbarimin e dimrit dhe me ardhjen e veres. Ai mund te rikthehet perseri ne fund te vjeshtes. por kesaj radhe sistemet shendetesore dhe sanitare do te jene me te pregatitura per te perballuar kete virus (atehere, jo me i ri)..
Nderkohe qe nje pjese e popullates do te jete bere imune ndaj covid -19.
Ne te njejten kohe, mund te jete ne prodhim e siper dhe vaksina...por edhe nese do ndodhte keshtu ne rastin me te mire, masat kunder Covid-19, do te duheheshin ne vazhdimesi per sa i perket..
Ndjekjes se kontakteve të dyshuara, gjurmimit, izolimit dhe trajtimi do duhej te vazhdoje dhe per disa kohe!
Kryerja e sa me shume testeve
sidomos ne disa kategori si personeli shendetesor, institucione shteterore, administrata, policia. ushtria, fabrika prodhimi, kjo e shoqeruar me ngritjen e laboratoreve te tjere shtese per testimet.Rritja e mbrojtjes individuale, higjenes personale,venia e maskave ne ambiente me shume njerez, ruajtja e distancimit fizik dhe social.
Si dhe nisja me seriozitet dhe transparence e testeve serologjike, do ta conte "drejt fundit" per kete radhe Covid -19 ne Shqiperi dhe do bente te mundur qe qytetaret ti khehen jetes se tyre normale sa me pare.!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco