Nju Jork/ Mjekët po testojnë këtë ilaç kundër Covid-19

Nju Jork/ Mjekët po testojnë këtë ilaç kundër Covid-19

10:34, 27/04/2020
A+ Aa A-

Spitalet në Nju Jork kanë nisur të testojnë një ilaç kundër urthit si mundësi për trajtimin e koronavirusit.

Sipas Daily Mail, ilaçi quhet famotidinë dhe shitet në formën orale me emrin Pepcid.

Të dhënat e para të testimit pritet të publikohen brenda pak javësh.

Interesi për këtë ilaç u shtua pasi mjekët në Wuhan të Kinës zbuluan se pacientët e sëmurë rëndë, të moshës mbi 80 vjeç, mbijetuan pasi morën këtë ilaç.

Mjekët thonë se e kanë përdorur këtë ilaç edhe për shkak se është shumë i lirë.

Ndërkohë një studim me 6212 pacientë, shumica e tyre në ventilator, zbuloi se vetëm 14 përqind e pacientëve që përdorën famotidinën humbën jetën, krahasuar me 27 përqind që përdorën ilaçe të tjera.

Mendohet se ky ilaç e pengon virusin që të shumëfishohet në trup.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco