Krijohet testi i ri imuniteti për Covid-19, rezultati për 20 minuta

Krijohet testi i ri imuniteti për Covid-19, rezultati për 20 minuta

19:07, 26/04/2020
A+ Aa A-

Britania e Madhe bëhet gati të “ndryshojë lojën”, në betejën kundër Covid-19.

Shkencëtarët e Universitetit të Oxfordit kanë prodhuar kite për testimin e sakte te imunitetit, të cilat mund të japin rezultatet në 20 minuta.

Autoritet kanë urdhëruar prodhimin e rreth 50 milionë pajisjeve të tilla, e qe prej muajit qershor qytetarët do të jenë në gjendje të mësojnë nëse kanë krijuar ose jo imunitet ndaj virusit, e me pas mund t’i kthehen jetës sociale si normalisht.

Testi i ri i imunitetit pritet të kushtojë 10 paund dhe mund të kryhen përmes gjakut. Si në testet e shtatzënisë, nëse 2 viza do të shfaqen pas 20 minutash pritje, qytetarët do ta dinë se kanë krijuar antitrupa. Një vizë nënkupton se mund të jenë të cenueshëm nga koronavirusi.

Sipas planit, përdoruesit do të fotografojnë testin dhe do t’ua dërgojnë atë një njësie qendrore që do të fusë detajet në bazën e të dhënave.

Për Britaninë ky nuk është i vetmi lajm i rëndësishëm.

Kryeministri Boris Johnson do të rikthehet në punë të hënën, duke rimarrë në duar kontrollin e luftës kundër pandemisë, citon A2 CNN. Siç thanë bashkëpunëtorët e tij, numri një i Londrës po pret më padurim të udhëheqë betejën kundër virusit që për pak i mori jetën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco