Vullnetarët e vaksinës nuk kanë vdekur- madje janë shumë të gjallë

Vullnetarët e vaksinës nuk kanë vdekur- madje janë shumë të gjallë

15:28, 26/04/2020
A+ Aa A-

Nga Fergus Walsh, BBC

Disa lajme false kanë qarkulluar në median sociale, sipas të cilave vullnetarët e parë për vaksinën e Oksfordit, kanë ndërruar jetë. Kjo nuk është e vërtetë.

Kam kaluar disa minuta këtë mëngjes duke folur me Elisa Granato në Skype. Ajo është shumë e gjallë dhe më tha se ndjehej absolutisht mirë.

Dr. Granato, që është mikrobiologe, tha se do të relaksohet dhe do të shijojë motin e mirë sot. Ajo kishte pasur një bisedë me miqtë dhe familjen dhe i kishte siguruar se ishte mirë, në rast se shihnin lajmet për vdekjen e saj.

Thashethemet duket se kanë nisur nga një faqe që mikson lajmet false me të vërteta. Ajo është e shkruar me një anglishte të keqe, plot gabime gramatikore, çka sugjeron shpesh se është dizinformacion.

Kreu i Grupit të Vaksinës në Oksford, profesor Andrew Pollard, që po udhëheq testimet, tha: “Këto lajme false mund të dëmtojnë aftësinë tonë për të luftuar pandeminë. Nuk duhet t’i lejojmë”.

Dr. Granato është i pari person në Europë që është imunizuar si pjesë e një testimi për vaksinën e koronavirusit.

Kjo ndodhi të enjten pasdite. Kur fola me të këtë mëngjes, ajo tha se sapo ishte kthyer nga takimi i saj i parë i kontrollit në qendrën e vaksinës, ku i kanë marrë një kampion gjaku.

Marianna Spring, një specialiste në mbulimin e dezinformacionit, tha se një numër postimesh, që po qarkullonin në gjuhë të ndryshme, janë hequr.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco