Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Korona zhduket pas 70 ditësh? Eksperti shpjegon deklaratën

Korona zhduket pas 70 ditësh? Eksperti shpjegon deklaratën

10:52, 26/04/2020
A+ Aa A-

Ndoshta ju ka rastisur të dëgjoni ose lexoni për deklaratën e një profesori izraelit. Sipas tij, koronavirusi zhduket pas 70 ditësh, me ose pa ndërhyrje.

Komentet e profesor Isaac Ben-Isarel kanë bërë shumë bujë në median sociale. Ai është kreu i studimeve të sigurisë në Universitetin e Tel Avivit.

Sipas tij, çdo përpjekje për të kufizuar virusin do ketë të njëjtin rezultat pasi virusi është ‘vetëkufizues’ dhe pasi kalon pikun, zhduket me shpejtësi.

Ai thotë se analiza e tij tregon se e njëjta gjë ndodh edhe te vendet që kanë aplikuar masa të rrepta, edhe te ato që kanë marrë masa të buta. Sipas tij, shembulli i Suedisë e tregon diçka të tillë.

Gazeta ‘Times of Israel’ ka vendosur ta pyesë profesorin se përse mendon kështu.

“Nuk e di se përse virusi vdes pa ndërhyrje. Nuk kam asnjë shpjegim. Ka shumë spekulime për këtë. Ndoshta lidhet me klimën. Ndoshta virusi ka një jetëgjatësi të caktuar”.

Shumë ekspertë të tjerë, qoftë në Izrael apo jashtë tij, i kanë hedhur poshtë këto teza si qesharake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mondi26/04/2020 11:23

Ka te drejte, pa diskutim.

Shto koment

Denonco