Kardiokirurgu shqiptar në SHBA: Cilët persona me probleme të zemrës janë më të rrezikuar nga Koronavirusi

Kardiokirurgu shqiptar në SHBA: Cilët persona me probleme të zemrës janë më të rrezikuar nga Koronavirusi

16:04, 18/04/2020
A+ Aa A-

Në një lidhje direkte për Abc News, mjeku kardiokirurg Sulejman Çelaj, i cili jeton dhe punon në SHBA, shpjegoi sesi është gjendja aktuale në vendin ku ai punon në Spitalin St Barnabas ku është shef i kardiologjisë.

Mjeku Çelaj theksoi se gjendja është duke u qetësuar disi, por gjithsesi mbetet për t’u parë. Mjeku shpjegoi gjithashtu sesa të rrezikuar mund të jenë personat që vuajnë nga probleme të zemrës.

Sipas Çelajt, jo të gjithë personat që kanë probleme me zemrën janë të rrezikuar. Vetëm një pjesë e tyre duhet të tregohen shumë të kujdesshëm.

Sulejman Çelaj shpjegon: Mund të t’ju them njerëzit me pamjaftueshmëri të zemrës janë më të rrezikuar. Sepse funksioni i zemrës është i dobësuar dhe kanë rrezikun më të lartë të vdekshmërisë. Pacientët që kanë trajtuar një aritmi të lehtë, me ndërhyrje të tjera kardiovaskulare, zakonisht nuk kanë probleme. Mund të kenë ndonjë aritmi që është e kalueshme. Këto janë ata që unë i shoh më pak të rrezikshme.  Por ata që kanë probleme të pamjaftueshmërisë së zemrës dhe sidomos ata që kanë stenda dhe bypass të jenë shumë të kujdesshëm, shohim shumë infarkte. Shumica e atyre që kanë probleme dhe virusin nuk po ia dalin.

Ndërsa sa i përket kohës që i duhet një personi që, e kalon virusin, për t’u shëruar, mjeku shpjegon se duhen të paktën dy javë. Sipas tij, dita 9-12 janë edhe më kritiket. Pas tyre pacientëve nisin të shërohen.

Sulejman Çelaj: Përafërsisht pacientët kanë simptoma të lehta për 4-5 ditë, nga fundi i javës në urgjencë dhe bëjnë testime paraprake, 9-12 më kritike. Kur e kalojnë ditën e 13 aty e shoh që përmirësohen. 2 javë. 

Gjithsesi, kardiokirurgu shqiptar në SHBA, shtoi gjithashtu që ka edhe raste të “pabesa” kur pacientët në dukje kanë pasur përmirësime dhe papritmas kanë pasur një përkeqësim.

Sulejman Çelaj: Kemi pasur shumë raste edhe nga këto. Kur gjendja e mushkërive është stabilizuar, u kemi nxjerr tubin nga goja, kanë marrë frymë lirshëm. Por, ndërkohë brenda disa orëve po krijojnë edhe inflamimi i muskulit të zemrës dhe po shkojnë në shok kardiogjenik shumë shpejt. Ata pacientë janë në gjendje të paparashikueshme. 

Kardiokirurgu u shpreh gjithashtu që në Bronx, Neë York ku ai jeton dhe punon, ka persona nga komuniteti shqiptar që janë të sëmurë me virusin. Ai thotë që ka personel mjekësorë shqiptar që janë të sëmurë, por që po trajtohen në shtëpi. Ndërsa sipas mjekut, shqiptarë ka edhe në spitale të tjera, që kanë qenë të shëndetshëm, pa probleme dhe tashmë “nuk e di a do ia dalin sepse janë në gjendje shumë kritike.” 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco