Vaksina e koronavirusit/ Miliona doza për në shtator

Vaksina e koronavirusit/ Miliona doza për në shtator

12:05, 18/04/2020
A+ Aa A-

Shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit thonë se do të kenë të paktën një milion doza të vaksinës së koronavirusit në shtator të këtij viti.

Sipas BBC, qeveria britanike po e mbështet projektin. Por ajo tha se nuk ka garanci për këtë dhe se nuk mund të caktohet një datë se kur do jetë gati vaksina.

Pacientët e parë do nisin të testohen nga java tjetër në Oksford.

Profesorët e Oksfordit kanë bërë thirrje që të nisë prodhimi në masë i vaksinës edhe nëse nuk dihen akoma rezultatet, pasi thonë se kjo është një praktikë në rast krize si kjo.

Ndërkohë Britania e Madhe thotë se ata janë në gjendje të shpikin vaksinën, por nuk kanë aftësinë për të prodhuar vaksinën në masë.

Profesor John Bell i task forcës së ngritur nga qeveria për vaksinën, thotë se një sinjal për efektshmërinë e vaksinës do vijë në maj.

“Gjëja kryesore është që të bëhen testimet e duhura për shkak se siguria është vërtet e rëndësishme për këto gjëra,” tha ai për BBC.

“Por nëse shohim prova të forta të reagimit imun në mesin ose fundin e majit, atëherë loja është hapur. Më pas do jemi drejt binishit nga mesi i gushtit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco