Rrezet e diellit e shkatërrojnë virusin/ Eksperimenti i qeverisë së SHBA

Rrezet e diellit e shkatërrojnë virusin/ Eksperimenti i qeverisë së SHBA

09:37, 18/04/2020
A+ Aa A-

Të dhënat e para nga një eksperiment laboratorik i qeverisë amerikane sugjerojnë se rrezet e diellit e shkatërrojnë koronavirusin. Studimi tregon se koronavirusi nuk jeton gjatë në temperatura të larta dhe lagështi të lartë.

Ai shkatërrohet në këto temperatura, thuhet në studimin e siguruar nga Yahoo News.

Kjo shton shpresat se me ardhjen e stinës së verës, kushtet për përhapjen e koronavirusit do të minimizohen.

Shtëpia e Bardhë thotë në një njoftim se rrezet e diellit e shkatërrojnë virusin shumë shpejt, ndërsa transmetimi nga sipërfaqet jashtë gjatë ditës bëhet më i ulët.

Rezultatet e këtij studimi nuk janë rishikuar akoma dhe ekspertët vazhdojnë të këmbëngulin se virusi akoma është i panjohur dhe nuk dihet si vepron.

Po ashtu ata thonë se virusi ka goditur edhe zona që kanë temperatura të larta në këtë kohë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco