Lufta kundër Koronavirusit/ Nis testimi më i madh në botë

Lufta kundër Koronavirusit/ Nis testimi më i madh në botë

16:50, 17/04/2020
A+ Aa A-

Më shumë se 5 mijë qytetarë britanikë kanë dalë vullnetarë për të testuar të parët ilaçin kundër Koronavirusit.

Organizimi është bërë nga Universiteti i Oxfordit, i cili i mblodhi nga rreth 160 spitale të vendit, ndërsa duhet theksuar se të gjithë kanë qenë ose janë ende të infektuar me COVID-19.

Pjesëmarrësit do të marrin një nga katër ilaçet që janë aktualisht në treg, përfshirë atë që përdoret për trajtimin e HIV-it dhe kundër malarjes, e njohur si hidroksilklorina dhe shumë e përmendur edhe nga presidenti amerikan Donald Trump, raporton Daily Mail.

Deri tani, virusi i ka marrë jetë mbi 150 mijë njerëzve në botë dhe mbi 13 mijë në Britaninë e Madhe, ndërsa kërkimet e shumta shkencore janë shpresë se së shpejti pandemia do të ndalet.

Gjithësesi duhet theksuar se ende nuk ka asgjë të konfirmuar shkencërisht, aq më tepër që ende ka debate të shumta për ilaçet që duhen përdorur.

Një prej ilaçeve më të përfolura së fundmi:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco