Profesori italian: Ja çfarë kanë të përbashkët të vdekurit nga Covid-19

Profesori italian: Ja çfarë kanë të përbashkët të vdekurit nga Covid-19

14:04, 17/04/2020
A+ Aa A-

Mbipesha, ndonjëherë obeziteti, ka qenë e përbashkëta që shoqëron viktimat nga coronavirusi, sidomos ata më të rinjtë.

Këtë e thotë profesor Massimo Andreoni, drejtor i repartit të sëmundjeve infektive në Poliklinikën Tor Vergata në Romë. Profesori shpjegon:

‘Faktori peshë i pacientit është një element që ndërlikon shërimin. Ky është një element që rrit rrezikun. Nga ana tjetër, obezët kanë rrezik kardiovaskular më të madh nga subjektet jo obezë’.

Një tjetër element që rrit rrezikut është tymi, por tani që po fillohet të kuptohet më mirë sëmundja, ka ardhur edhe konfirmimi që coronavirusi nuk prek vetëm mushkëritë. Është verifikuar që edhe organe të tjerë, si veshkat apo truri, dëmtohen rëndë nga Covid-19. Professor Andreoni thotë për Il Messaggero: ‘Këta pacientë kanë një farë shkalle të trombofilisë, pra formohen koagulime në brendësi të sistemit të qarkullimit të gjakut’.

Tromboembolitë pulmonare përkeqësojnë pulmonitin. Por ka edhe më keq: ‘Gjatë këtyre ditëve kemi pasur një paciente grua me tromboemboli cerebrale. Por kjo nuk do të thotë që të gjithë pacientët me Covid-19 bëhen tromboembolikë dhe vdesin nga tromboza. Nuk është e vërtetë. Megjithatë, bëhet fjalë për një komplikim të mundur, jo i rrallë’.

Një studim i Institutit të Lartë të Shëndetësisë mbi patologjitë pre-ekzistuese te pacientët e vdekur me coronavirus ndihmon edhe për të kuptuar se kush është më tepër i rrezikuar, përveç faktorit moshë, që tashmë është i njohur. ‘Diabeti, nga ajo çka kemi mësuar nga eksperienca, është një nga faktorët që nuk duhet nënvlerësuar’, thotë Pier Luigi Bartoletti, zëvendëspresident i Urdhrit të Mjekut të Romës dhe lider i Federatës së Mjekëve të mjekësisë së përgjithshme.

Statistikat e Institutit konfirmojnë se 30.2% e pacientëve të vdekur kishin diabetin mellitus të tipit 2. 70.6% kishin të përbashkët tensionin e lartë, por këtu duhet thënë edhe që kjo është një patologji shumë e përhapur normalisht, ndërsa 27.9% e të vdekurve nga Covid-19 ishte kardiopatik. Në fund, thuajse një në katër të vdekur kishte insufiçencë renale.

Deri më 13 prill, data e raportit të Institutit, kishte 47 të vdekur nën 40 vjeç. Në 41 prej tyre që ishin objekt studimi, 33 kishin patologji të rënda paraekzistuese (kardiovaskolare, renale, psikiatrike, diabet, obezitet) ndërsa 8 të tjerët nuk kishin patologji të mëparshme. Konfirmohet në nivel statistikor që rreziku më i madh është për të moshuarit: mosha mesatare e pacientëve të vdekur dhe pozitivë është 79 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco