Testimet te njerëzit fillojnë në mes të majit/ Ja kur do jetë gati vaksina kundër VOCID-19

Testimet te njerëzit fillojnë në mes të majit/ Ja kur do jetë gati vaksina kundër VOCID-19

14:02, 17/04/2020
A+ Aa A-

Universiteti i Oksfordit synon ta ketë gati në muajin shtator vaksinën kundër COVID-19, pasi testimet te njerëzit do të nisin në mesin e majit tha për the Lancet ekspertja e virologjisë, Sarah Gilbert.

Si fillim prova do të realizohen mbi 500 vullnetarë të grupmoshës nga 18 deri në 55 vjec. Më vonë, ajo do të shtrihet tek moshat më të thyera duke përfshirë 5 mijë persona.

 “Skenari më i mirë është që deri në vjeshtën e vitit 2020, të kemi një rezultat pozitiv nga faza 3 dhe një aftësi të madhe prodhimi të vaksinës, edhe pse këto korniza kohore mbeten mjaft ambicioze e mund të jenë subjekt ndryshimesh”, pohoi Gilbert për revistën prestigjoze mjekësore.

Ekspertja zhvillon një punë kërkimore të lidhur me vaksinat pranë Universitetit të Oksfordit që nga viti 1994.

Për hulumtimet e saj mbi Covid 19, ajo e ka marrë tashmë një grant prej 2.2 milionë paund nga Instituti Kombëtar Britanik për Kërkimet në Shëndetësi.

OBSH-ja llogaritet 70 kandidatë vaksinash në zhvillim dhe tre të tjera siç thuhet po testohen tek njerëzit.

Ndërkohë ka raporte se dhe mjekimi anti-viral Remdesivir ka dhënë rezultate mjaft të mira tek pacientët e sëmurë rëndë me Covid 19.

Universiteti i Chikagos thotë se 113 pacientë të shtruar me këtë sëmundje u trajtuan çdo ditë me këtë mjekim dhe shumica dërrmuese e tyre tashmë kanë dalë nga spitali.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco